Serbi thirri policinë, tha se donte të vriste Vuçiqin dhe e mbylli telefonin

Një 72-vjeçar është arrestuar në Smederevë nën dyshimin se ka kërcënuar me telefon Presidentin e Republikës së Serbisë, njofton MPB.

Sipas policisë, i dyshuari e ka thirrur shërbimin e urgjencës së Policisë së Smederevës në orën 14:15 të hënën, ka deklaruar se kishte për qëllim të vriste presidentin dhe e mbylli telefonin.

Policia ka nisur menjëherë masat operative për identifikimin e telefonuesit. Menjëherë ata konstatuan identitetin e tij dhe shkuan në shtëpinë e tij, ku burri nga një derë e mbyllur deklaroi se do t’i vinte flakën vetes.

Ekipi negociator i MPB-së ka arritur ta bindë që të zhbllokojë derën dhe më pas është arrestuar dhe dërguar në Departamentin e Policisë.

Gjatë kontrollit në banesë u gjetën kova dhe shishe benzinë.