Samiti i G7 paralajmëron Rusinë: Pranoni armëpushimin ose do përballeni me sanksione

Samiti i G7 në Kanada ranë dakord për një deklaratë përfundimtare për të paralajmëruar Rusinë.

Ministrat e Jashtëm të 7 vendeve tani i kanë dhënë atij dokumenti dritën jeshile, duke paralajmëruar Rusinë të ndjekë Ukrainën në pranimin e propozimit të Uashingtonit për një armëpushim ose do të përballet me sanksione të mëtejshme.

Në deklaratë, ata “riafirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën në mbrojtjen e integritetit të saj territorial dhe të drejtën për të ekzistuar, lirinë, sovranitetin dhe pavarësinë e saj”.

“Anëtarët e G7-s i bënë thirrje Rusisë që të reagojë duke rënë dakord për një armëpushim në kushte të barabarta dhe duke e zbatuar atë plotësisht”, shkruhej në deklaratë ai.

Ata theksuan se çdo armëpushim duhet të respektohet dhe nënvizuan nevojën për marrëveshje të fuqishme dhe të besueshme të sigurisë për të siguruar që Ukraina mund të ndalojë dhe të mbrohet kundër çdo akti të ripërtërirë agresioni.

Zyrtarët kishin frikë se nuk do të binin dakord për një deklaratë, e cila mund të kishte treguar përcarje para Rusisë dhe Kinës.