Sadiki Shaini: Federata e Basketbollit të marrë masa kundër sjelljes diskriminuese

Për incidentin në ndeshjen ndërmjet Klubi të Basketbollit Çair 2030 dhe atij të Kumanovës ka reaguar edhe zëvendësministrja e Sportit, Safie Sadiki Shaini. Përmes një reagimi në Facebook, ajo thotë se dënon çdo formë të sjelljes diskriminuese dhe provokimeve që cenojnë sigurinë dhe dinjitetin e sportistëve, trajnerëve dhe tifozëve si dhe kërkon reagimin e institucioneve.

Safije Sadiki Shaini, zv/ministre e Sportit

“Kërkoj nga Federata e Basketbollit dhe institucionet përkatëse që të analizojnë me seriozitet këtë rast dhe të marrin masa konkrete për të garantuar që çdo sportist të ndihet i sigurt dhe i respektuar, pavarësisht prejardhjes së tij. Sporti duhet të jetë shembull i bashkëjetesës dhe barazisë. Kjo është përgjegjësi e të gjithëve – dhe mbi të gjitha, e institucioneve”.