Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka arritur në Shtëpinë e Bardhë ku është pritur në takim nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Vizita e tij në Washington, pasoi pas asaj që bëri në Prishtinë, teksa në diskutim me të parin e Shteteve të Bashkuara, ai i kërkoi të diskutojnë për fuqizimin e mbrojtjes, me prodhimi të armatimit, transmeton klankosova.tv.
”Ne nuk po bëjmë mjaftueshëm, as në SHBA, as në Evropë, dhe jemi mbrapa kur krahasohesh me rusët dhe kinezët, dhe ke një bazë të madhe industriale të mbrojtjes. Evropianët blejnë katër herë më shumë këtu sesa anasjelltas, gjë që është mirë, sepse ju keni një industri të fortë të mbrojtjes, por ne duhet të bëjmë më shumë atje për t’u siguruar që të rrisim prodhimin dhe të shkatërrojmë burokracinë”.