Me 61 të vdekur në 24 orët e fundit, është rritur në 50.082 numri i personave që kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza.
Në 24 orët e fundit nëpër spitale mbërritën 61 të vdekur dhe 134 të plagosur. Bëhet e ditur se 57 nga 61 trupat e sjellë në spitale humbën jetën në sulmet e reja të kryera nga Izraeli dhe 4 janë nxjerrë nga nën rrënoja.
Numri i personave që kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 50.082 dhe numri i të plagosurve është rritur në 113.408.
Në Rripin e Gazës theksohet se nën rrënoja ka ende mijëra të vdekur