Rrezikon 4 vite e 9 muaj burg, caktohet data e gjyqit për Carlo Ancelotti-n

Gjykata Provinciale e Madridit ka caktuar për të mërkurën e ardhshme zhvillimin e gjyqit ndaj trajnerit të Real Madridit, Carlo Ancelotti, për të cilin Prokuroria kërkon katër vjet e nëntë muaj burg, duke e akuzuar për mashtrim me një milion euro ndaj Drejtorisë së Tatimeve.

Konkretisht, ai akuzohet për evazion fiskal në shumën prej 1.062.079 eurosh në vitet fiskale 2014 (386.361 euro) dhe 2015 (675.718 euro), sipas informacionit të Prokurorisë.

LEXO EDHE:
Ish-sulmuesi: Mund ta kisha fituar lehtësisht ‘Topin e Artë’ më pengoi kokaina
Në lidhje me këtë rast, Agjencia Tatimore ka sekuestruar pagën e trajnerit italian për sezonin e tij të parë pas rikthimit te Real Madridi në vitin 2021. Kështu, Tatimet spanjolle kanë rikuperuar tashmë paratë që kërkon nga trajneri italian i skuadrës së bardhë.

Sipas Prokurorisë, Ancelotti ka fshehur të ardhurat e tij i transferuar të drejtat e tij të imazhit te disa entitete “pa aktivitet të vërtetë dhe pa mundësi shfrytëzimi”. Këto entitete kishin seli jashtë Spanjës me qëllim për të “shmangur Tatimin Publik spanjoll, me qëllim fshehjen e përfituesit të vërtetë të të ardhurave nga shfrytëzimi i të drejtave të tij të imazhit”.