Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të ndërtojnë kalimit të përbashkët hekurudhor kufitar Tabanovc. Për këtë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski nënshkroi Marrëveshje me Bankën Evropiane për Ripërtrirje dhe Zhvillim për grant investues prej 2,4 milionë euro për projektin për ndërtimin e kalimit të përbashkët hekurudhor kufitar Tabanovc. Marrëveshja e grantit është pjesë e pakos investuese prej 7,6 milionë eurosh për ndërtimin e pikës së përbashkët kufitare hekurudhore ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë në Tabanovc.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, deklaroi nënshkrimit të marrëveshjes se, projekti parasheh ndërtimin e një objekti të ri të përbashkët për nevojat e Policisë Kufitare, Doganave dhe Shërbimeve Inspektuese të Maqedonisë dhe Serbisë, si dhe renovimin e objekteve ekzistuese në Tabanovc. Gjithashtu është planifikuar ndërtimi i infrastrukturës së re rrugore dhe komunale.
Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit
“Shpresoj se kjo do të jetë një hyrje në rivendosjen e linjës së rregullt hekurudhore të udhëtarëve ndërmjet Shkupit dhe Beogradit, e cila sigurisht kërkon përpjekje nga të dyja palët. Ky është një projekt me vlerë gjithsej 7.4 milionë euro në pjesën e ndërtimit dhe 250 mijë euro në pjesën e shërbimeve konsulente dhe mbikëqyrëse. Ne besojmë se një nga linjat kryesore të gjakut ekonomik të vendit është Korridori 10, i cili fillon në portet jugore, në portin e Pireut pranë Athinës dhe në portin e Selanikut dhe vazhdon në Evropën Qendrore, në vende si Hungaria, Austria, Republika Çeke dhe Sllovakia, dhe praktikisht përshpejton lëvizjen e mallrave në të dy drejtimet, por edhe për eksport në Evropë”.
Ministri shtoi se, në këtë mënyrë do të përmirësohet komunikimi mes dy shteteve, pasi do të ketë “ONE STOP SHOP” edhe në pjesën hekurudhore, kur udhëtohet me tretën.
Sipas dinamikës së planifikuar, pritet që këtë vit të zgjidhet kontraktori dhe të fillojë ndërtimi i stacionit të përbashkët hekurudhor me objektet përcjellëse, i cili pritet të përfundojë brenda dy viteve.