Risteski: Ndryshimet e ligjit për hotelieri do t’i rrisin standardet e sigurisë dje kontrollin për dhënie të licencave në veprimtarinë hotelierike
Rritja e standardeve të sigurisë, që duhet tÇi plotësojnë të gjitha objektet që kryejnë veprimtari hotelierike, kontroll më i madh në procesin e dhënies së licencave, si dhe konstatimi qartë i obligimeve të të gjitha institucioneve hstetërore lidhur me rpcesin, është qëllimi i ndryshimeve të paralajmëruara në ligjin për hotelieri, informoi sot në konferencë për shtyp në Qeveri zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.
Ndryshimet, sqaroi, do të mundësojnë vendosje të sistemit me të cilin do të duhet të përmbushen të gjitha rregullat dhe të verifikohen para se të mund të merret licenca për punë e të gjitha objekteve hotelierike. Rritja e standardeve të sigurisë të të gjitha objekteve të cilat merren me këtë veprimtari dhe koordinim më i madh në punën e objekteve me dënime më rrepta për të gjitha lokalet të cilat i shkelin ligjet.
Kontrollet e deritanishme, sipas tij, treguan numër të madh të mangësisve në rregullativën ekzistuese në raport me dispozitat ndeshkuese, siç janë dënimet e ulëta, pamundësia për plombim të objekteve nga ana e inspektorëve në rast të parregullsive të caktuara dhe lëshimeve të tjera nga rregullativat e tjera ligjore.
“Për tejkalim të këtyre mangësive, bëjmë analizë dhe propozime për ndryshim të disa ligjeve, ndërkaq të japim propozime edhe për ndryshim të kodit penal dhe ligjit për kundërvajtje, me të cilat puna e paligjshme e objekteve hotelierike jo vetëm që do t’i rritë gjobat, por do të keët mundësi të bëhet vepër penale”, nënvizoi zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës.
Një nga idetë, shtoi, është krijimi i komisionit për hulumtim të kushteve teknike minimale dhe të tjera të cilat duhet t’i përmbusin klubet e natës.
Problem i madh, sipas tij, është se deri tani ligji e ka lënë në dorë të ndërgjegjes së palës kur aplikon të dorëzojë të gjitha dokumentet dhe ndërgjegjes së punonjësve, të cilët me iniciativën e tyre mund të kontrollonin besueshmërinë ose jo.