Rexhep Selimi feston ditëlindjen, bashkëshortja e tij e vizitoi në Hagë bashkë me Dejona Mihalin

Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi ka mbushur sot 54-vjet. Ai po vazhdon të mbahet në paraburgim në Hagë që nga viti 2020.

Selimit për vizitë i kanë shkuar bashkëshortja e tij, Shqipe Mehmeti Selimi dhe koordinatorja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali.

Mihali ka publikuar fotografi nga vizita në Hagë, ku ka shkruar se Selimi është çlirimtar prej së vërteti.

“Sot ia urojmë ditëlindjen e 54 shokut tonë Rexhep Selimi. Të presim sa më parë për ta rifilluar aktivitetin aty ku ta ndërprenë padrejtësisht. Të rrallë janë ata që kanë ditur historikisht ta mbrojnë pa bujë, pa vetmburrje, pa kërkimshpërblime, pa glorifikime e pa teprime pjesëmarrjen dhe drejtimin në luftëra të mëdha të popujve ku bëjnë pjesë”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka shtuar “Rexhep Selimi është padyshim më i shkëlqyeri ndër ta. Çlirimtar prej së vërteti”.

Rexhep Selimi po mbahet në paraburgim që nga viti 2020.