Rektori i UNT-së, Prof.Dr. Bekim Fetaji falenderon stafin akademik dhe studentët për besimin e dhënë

Rektori i sapo zgjedhur i UNT-së, prof.dr Bekim Fetaji përmes një postimi në facebook ka falenderuar stafin akademik dhe studentët për përkrahjen e dhënë për të qenë udhëheqës i Universitetit në mandatin vijues 2025-2028.

Postimi i plotë:

Sot, stafi akademik dhe studentët e Universitetit “Nënë Tereza” (UNT) Shkup, nëpërmjet procesit zgjedhor të lirë dhe demokratik, pa asnjë vërejtje dhe parregullsi, që u verifikua në senatin e UNT-së me të gjitha nënshkrimet e komisioneve zgjedhore dhe u shpall nga Kryetari i senatit, më dhanë besimin që të udhëheq këtë institucion të lartë arsimor si Rektor në mandatin vijues 2025-2028. Ky besim është një nder i madh dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme, dhe për këtë jam shumë mirënjohës ndaj profesorëve dhe studentëve që ma deleguan këtë detyrë të rëndësishme.

Unë, do të jem Rektor i të gjithëve, do të jem gjithmonë në dispozicion për të gjithë dhe jam me vullnetin maksimal për bashkëpunim të ngushtë me të gjithë kolegët dhe stafin akademik dhe administrativ. Angazhimi im do të jetë maksimal për të siguruar që ky tempull i dijes të zhvillohet dhe të rritet në mënyrë të vazhdueshme.

Një nga prioritetet kryesore do të jetë internacionalizimi i universitetit dhe bashkëpunini dhe hapja me botën si dhe rritja e cilësisë. Ky do të jetë një obligim parësor i yni, për të siguruar që universiteti të jetë pjesë e rrjetit ndërkombëtar të arsimit dhe kërkimit shkencor, duke ofruar mundësi të reja për studentët dhe profesorët tanë.

Me respekt,
Prof. Dr. Bekim Fetaji