Reformat në Gjyqësor! VMRO-DPMNE: Gjykatësit e korruptuar, bastioni i fundit i perandorisë kriminale të LSDM-së!
Gjykata e kontrolluar nga LSDM-ja, në vend që Filip Andov Sokolit t`i përcaktojë paraburgimin vetëm ia ka marrë pasaportën – akuzojnë nga VMRO-DPMNE-ja duke shtruar pyetjen nëse hapet rruga për arratisjen e tij.
Sipas partisë në pushtet, nuk është për t`u habitur përse LSDM-ja lufton dhe mbron gjykatësit e korruptuar, pasi sipas VMRO-DPMNE-së, ata janë bastioni I fundit i perandorisë së tyre kriminale.
MILE LEFKOV – VMRO DPMNE
“Me çka gjykata është bindur se Filip Andov Sokol që kishte shëtitur të burgosur të rrezikshëm nëpër Shkup, në vend se të jetë në qeli, nuk do të arratiset?
Këto janë të njëjtit gjykatës që liruan vrasësin e Frosinës, gjykatësit të cilët nën ndikimin e Naqe Gjeorgievit dhe Ixhet Memetit i dhanë dënim më të lehtë Boro Marlboros, gjykatësit që mbrojnë kriminelët e LSDM-së. Këto janë gjykatësit që në shtëpitë e tyre kanë shtabe të LSD-së. Nga kjo është e qartë se përse patjetër të ketë reforma në gjyqësor.”