Eliza Latifi
Ndonjëherë ndalem dhe mendoj , thellohem aq shume sa që jeta nuk më duket më realitet. Arrij tek ato mendimet e bindjet e mija që janë të gozhduara dhe të cilat më bëjnë mua të jem kjo që jam.
Kush dhe pse jam unë e këtillë?
Më qartësohen më shumë organizimet e mendimeve që I bëj në mendje , pasi gjithçka , ç’do pyetje , fillimisht ia drejtoj vetes.
Kush ishim , kush jemi dhe kush do të jemi?
Ndjehem e pafuqishme teksa qëndroj përballë të vërtetës , përballë asaj të vërtete e cila më përfshin edhe mua , na përfshinë të gjithë ne . E vërteta drastike që pos jell ndryshim në të jetuarit e përditshëm . E kam fjalën pikërisht për neve , të rinjëve , nga të cilët të gjithë sytë dhe shpresat e botës janë të drejtuara.
Nuk di të them asgjë saktesisht nga e kaluara , por duke u bazuar në atë që sytë e mi shohim sot , të rinjëve dje iu është mësuar gjithçka , përpos se sit ë trajtojnë , edukojnë , e bindin të rinjtë e sodit , se lumturia e vërtetë gjendet vetem brenda vetes.
Them kështu pasi mendoj se kemi humbur esencën e asaj që na plotëson në brendi , duke u horvatur pas “lumturisë” materiale/të dukshme , e cila lumturi na bën më të mirë në sytë e botës. Sot , të rinjtë matin lumturin me numrin e pëlqimeve në rrjetet sociale , apo me vendet ku udhëtojnë. Në një botë ku vlerësimi I jashtëm ka marë epërsinë , kemi harruar të vlerësojmë veten në mënyrë autentike.
A po e humbim ne lidhjen me veten tonë në kërkim të lumturisë sipërfaqësore?
Rinia e sotme ndodhet në një udhëkryq: të zgjedhë mes të qenit vetvetja ose të përshtatet me një imazh të ndërtuar nga shoqëria. Për fat të keq, presioni social po e largon të riun nga një jetë me kuptim të vërtetë.
Për të ndërtuar një të ardhme ku të rinjtë nuk maten me pasuri materiale, por me përmbushjen e brendshme, duhet të fillojmë nga vetëdija dhe edukimi emocional. Duhet të mësojmë të ndjejmë, të pranojmë veten ashtu siç jemi, pa u përshtatur verbërisht me standardet e të tjerëve, por duke ndërtuar vlera autentike që na japin kuptim.
Ajo që zgjedhim sot do të përcaktojë jo vetëm të ardhmen tonë personale, por edhe të ardhmen e brezave që vijnë pas nesh. Nëse arrijmë të çlirohemi nga iluzioni i lumturisë së ndërtuar mbi dukjen dhe të përqendrohemi në atë që na sjell qetësi të brendshme, ndoshta do të krijojmë një brez të ri që e kupton se lumturia nuk është diçka për t’u kërkuar jashtë vetes, por për t’u zbuluar brenda saj.