Rasti me Mazutin/ LSDM kërkon nga VMRO-DPMNE që të mos e komentojë rastin

LSDM kërkon nga VMRO-DPMNE që të mos e komentojë rastin e mazutit kancerogjen dhe të pandehurit Asmir Jahoski dhe Ratko Kapushevski. Sipas partisë më të madhe opozitare, “Pucko Petrol” është një biznes i degjeneruar që ka lindur si rezultat i koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI. LSDM thekson se Kapushevski është përkrahës i kahershëm dhe “fëmijë i Gruevskit”. Vetëm në 9 muajt e fundit, komunat dhe institucionet e drejtuara nga DPMNE kanë lidhur 170 tenderë me kompaninë Pucko Petrol.

Për këtë duhet të përgjigjet DPMNE. LSDM e përkrah hetimin dhe presim zbardhjen e plotë të rastit. Të gjithë ata që kanë mëkatuar duhet të mbajnë përgjegjësi. Por, DPMNE duhet të përgjigjet se si, kur akuzohet dikush nga BDI, nuk ka paraburgim, dhe a ka sërish marrëveshje si me Artan Grubin, të cilit i është lejuar të arratiset, njoftojnë nga partia e Venko Filipçes.