Raportohet se personi që u gjet i vdekur në “Dragodan” është vëllai i Unikatilit, deklarohet policia
I riu që është gjetur i vdekur sonte në Prishtinë, Mentor Palokaj, është vëllai i reperit të njohur Unikatil.
Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se viktima është gjetur pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Rasti është duke u hetuar.
Konfrimimi i saj i plotë:
Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes.