Në prag të zgjedhjeve vendore të 11 majit, kryeministri Rama prezantoi skuadrën e Shkodrës për Shqipërinë në BE.
Mes të rinjve të qytetit, kryesocialisti u shpreh se në 11 maj jemi thirrur oër t’i dhënë një mbështetje procesit të anëtarësimit në BE. Më tej ai u shpreh se negodictata do të mbyllen brenda vitit 2027. Rama u shpreh se BE është në n jë situatë të re gjeopolitike dhe ndërkombëtare dhe se me këmbëngulje do të zgjerohet.
“Arsyeja pse ne kemi zgjedhur të bëjmë takime me më të rinjtë e elektoratit është se në 11 maj ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme ka dicka të rëndësishme për të rinjtë, nuk lidhet se kush do fitojë zgjedhjet apo kush do marri më shumë vota. Më shumë se kaq, në 11 maj ne jemi thirrur të marrim një vendim të qartë për t’i dhën ënjë mbështetje procesit të anëtarësimit në BE dhe për të përcaktuar kohën e fatit tonë në BE.
Sot për herë të parë, mundësia të jemi pjesë e BE është reale, konbrekte dhe aktuale. Për ta realizuar këtë na është dhënë dhe kemi rënë dakort që negociatat për anëtarësim t’i mbylli brenda 2027. Ne dhe Mali i Zi kemi shanset më të larta të jemi pjesë e BE. Ne kemi nisur negociatat vjet, Mali i Zi në vitin 2012. Procesi është tejet i ngatërruar dhe i ndërlidhur jo vetëm ca bëjmë ne, por edhe cfarë duan ata.
BE gjendet në një situatë të re gjeopolitike dhe ndërkombëtare dhe me këmbëgulje do të zgjerohet dhe kompaktësoj perimetrin e kontinentit që është në kufi me Rusinë.”