Rama kujton historinë kur ishte ministër Kulture: Banka gjermane na fali kompjutera që i kishte nxjerrë jashtë përdorimit!
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj në prezantimin e fituesve të start-up dhe Startup Grant2024
Rama ka kujtuar një episod nga koha kur ishte ministër Kulture, me të cilën ka bërë krahasimin me zhvillimin teknologjik që kemi tani dhe digjitalizimin e shërbimeve nëpërmjet eAlbania.
“Më kujtohet kur u bëra ministër kulturë, në 98 në ministri kishte një zyrë që ishte zyra e dektoligrafimit ku shkonin shkresat të shkruara me dorë ose thuhej me gojë dhe ishin tre punonjëse që shkruanin në tre makina të lodhura, që tek shkronja ë, e cila ishte sajuar me forca të brendshme sepse makina origjinale nuk e gishte, makina që bënte ë bënte vrima. Unë kisha kujtimet të freskët nga një ekspozitë në Gjermani në një qendër kultura ku kishin ardhur kompjutera që Deutche Bank i nxirrte jashtë përdorimit dhe ia falte qendrave të kulturës që nuk kishte. Unë i shkrova një letër drejtorit të bankës dhe i thashë që nëse do të ishte mundësia të na jepnin edhe ne disa kompjutera. Më pas na kontaktoi Ambasada Gjermane dhe na sollën disa kompjutera. Në atë kohë ajo letër përfundoi në murin e drejtorit të bankës sepse ishte e paimagjinueshme”, tha ai.