“Qytetarët po bëjnë përgtitjet e fundit për festën e Fitër Bajramit, tregu i Bit Pazarit është i mbushur me blerës, pavarësisht çmimeve të larta dhe të ardhurave të ulëta. Qytetarët thonë se do ta festojnë Bajramin me mundësitë që i kanë”.
Qytetarët që i hasëm në tregun e Bit Pazarit thonë se zakonisht kur ka festa në vend, shitësit rrisin çmimet e produkteve ushqimore në vend se ta bëjnë të kundërtë që tua lehtësojnë jetën sadopak.
“Shumë të larta janë çmimet,diku diku po, po mundohemi arrat e diçka kemi blerë për bajram”, shprehet qytetari.
“Të larta janë shumë çmimet por nuk na pyet kush jo,po dicka jemi përgaditur, krejt janë të larta nuk komentohet për një artikull por të gjitha janë të larta, rrogat janë të ulëta”, theksoi qytetari.
“Disa çmime janë të larta disa jo,po ka rritje para festës ,domatet janë më shtrejtë ka edhe sendje tjera shtrejt por mementalisht domatet ma shtrejt janë”, shprehet qytetari.
“Krejt shtrejt për bajram”, theksoi qytetari.
Shitësit nga ana tjetër thonë se në prag të festës së Bajramit frekuentimi i qytetarëve në treg është më i madh.
“Festa e bajramit është festa më e madhe për ne shqiptarët dhe ua uroj shqiptarëve ngado që janë. Këtë muaj të ramazanit kemi pasur punë”, u shpreh shitësi.
“Tash për shkak të festës së Bajramit qytetarët blejnë më shumë në treg ,çmimet i kemi disa të përshtatshme por edhe të larta janë. Çmimet varen prej importit jo nga ne shitësit”, theksoi shitësi.
Qytetarët thonë se pavarësisht masave të qeverisë për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore, nuk mund të përballojnë ato dhe standardin e lartë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Veles – I dehur sulmon fizikisht një person, ndalohet nga policia
- Shtatë emigrantë të paligjshëm ndalohen pranë kufirit në Bogorodicë
- Durmishi: Punëtorët e kohëpaskohshëm dhe sezonal fitojnë mbrojtje ligjore
- Dogana kap armë dhe municion në pikëkalimin kufitar Qafë Prush
- 21 shoferë të sanksionuar për parkim të parregullt në rajonin e Tetovës
- VLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme
- Dënohet në Zvicër “sheh-imami” nga Kosova: Luksin e shfrenuar e financoi, duke mashtruar me energji kriminale
- Janë regjistruar 646 kundërvajtje në ditën e parë të funksionimit të sistemit “Qytet i Sigurt”
- Toshkovski: Kemi rekordmenë, dy shoferë në Maqedoni kanë nga 40 ndalesa për drejtim të automjetit!
- “Safe City”, dje janë shqiptuar 582 dënime për tejkalim të shpejtësisë dhe 64 për kalim në semafor të kuq