Pse nuk duhet t’i besoni Bilall Kasamit për Monopolin?

Shkruan: Rami Mislimi

Pse nuk duhet t’i besoni Bilall Kasamit për Monopolin?
Sot do t’ju tregoj pse Bilall Kasami po përpiqet t’i mashtrojë tetovarët kur thotë se nuk e ka shitur Monopolin!
Si e shiti Bilall Kasami Monopolin?
Në tetor të vitit 2022, kur Bilall Kasami ishte (dhe vazhdon të jetë) kryetar komune, Shoqëria Aksionare “Tetovo Tabak” bëri kërkesë për ta kthyer një hapësirë prej 6,817m² nga tokë shtetërore në tokë private.
E drejta ekskluzive për ta blerë këtë tokë i takonte “Tetovo Tabak”, por Bilall Kasami e ndryshoi destinimin e saj në mënyrë strategjike:
1️⃣ Fillimisht e klasifikoi si tokë G2 (industri), duke ia mundësuar pronarit ta blejë për 70 denarë për metër katror.
2️⃣ Më pas e ndryshoi në A2 (banim), duke i rritur ndjeshëm vlerën dhe duke e kthyer në tokë për ndërtesa – ashtu siç është sot!
Në tetor 2024, me 18 vota PËR, Këshilli i Komunës së Tetovës, me urdhër të Bilall Kasamit, miratoi ndryshimin e Planit Detal Urbanistik nga G2 në A2.
Më 13 tetor 2024, një kompani private nga Tetova e bleu gjithë pronën e ish-Monopolit nga “Tetovo Tabak”, përfshirë hapësirat shtetërore që Kasami ia mundësoi me çmim qesharak prej 70 denarësh për metër katror!
Dhe tani Bilall Kasami thotë se nuk e ka shitur Monopolin? Po kush e bëri të mundur këtë transaksion? Kush ndryshoi destinimin? Kush e lejoi këtë shitje?
Ne kemi dokumente që mbajnë emrin dhe nënshkrimin e Bilall Kasamit:
✅ Dokumentin e shitjes
✅ Dokumentin e ndryshimit të Planit Detal Urbanistik
✅ Dokumentin që vërteton çmimet e tokës G2 dhe A2
Pra, si mund të thotë se nuk e ka shitur ai, por të tjerët?
Dhe kjo është vetëm fillimi!
Në ditët në vijim, do të lexoni me fakte të tjera skandalet e Bilall Kasamit:
🔴 Si e lidhi një kontratë në dëm të tetovarëve me kompaninë Saubarcher
🔴 Si e shiti ndriçimin publik, duke i shkaktuar Komunës humbje prej 15 milionë eurosh
🔴 Si e shiti parkingun përballë NPK-së dhe po përpiqet të shesë parkingun tek VERO
🔴 Si ka legalizuar një mega-skandal që ende po mbahet i fshehtë
🔴 Si asfalton rrugët pa tender
🔴 Si u jep nga 1,000 euro të afërmve të tij nga BESA
🔴 Si i mashtroi Ballistët për stadiumin e Tetovës
🔴 Si u përpoq të shesë stadiumin e vjetër dhe kush e ka rrethuar me tel të gjelbër?
Dhe shumë më tepër!
Qytetarët kanë kohë të lexojnë. Bilall Kasami nuk ka më kohë për të gënjyer!