Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar sot “Pranverën e Dinjitetit”, krismat e para të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në vitin 2001.
Ahmeti shkruan në Facebook se ashtu siç ishin të bashkuar në vitin 2001 në Malësinë e Sharrit, ashtu duhet të jemi edhe sot, kur po përballen shqiptarët me cënimin e të drejtave që i fituan me gjak dhe sakrificë.
Postimi i plotë:
Çdo mars, ne kujtojmë Pranverën e Dinjitetit, fillimin e luftimeve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” në rajonin e Pollogut dhe Malësisë së Sharrit.
Duke shprehur keqardhje që sot nuk pata mundësi të jem fizikisht në mesin e shumë bashkëluftëtarëve të mi për shkak të aktiviteteve që nuk duronin shtyrje, kujtoj atë ditë marsi kur lëshuam një kushtrim të fuqishëm lirie, kur jehuan krismat lajmëtare të pranverës së dinjitetit kombëtar nga ana e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Për çdo vit, Kalaja e Sellcës na bën bashkë me familjarët e dëshmorëve, veteranët e invalidët e luftës për të reflektuar mbi çiltërsinë e kauzës sonë kombëtare, për të nderuar në vendprehjet e tyre të gjithë ata bij e bija që me gjakun e tyre ujiten rrënjët e përjetësisë së kombit dhe për të përkujtuar amanetin e tyre për mbrojtjen e idealeve kombëtare.
Andaj, qofshim të bashkuar si në pranverën e vitit 2001 në Malësinë e Sharrit, edhe tani kur po përballemi me shumë sfida që cenojnë ato të arritura me gjak e sakrificë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Iseni: VLEN nuk është perfekt…
- Sulm brutal në Tetovë: Tre të mitur dhe një prind rrahin një djalë të mitur
- MONOPOLLI/ Bajram Rexhepi sulmon ashpër Bilall Kasamin: “Po fshihet një histori e larë me gjak nën hijen e krimit të pronës publike”
- SKANDAL: Qeveria mashtron dhe keqpërdor paratë publike për promovimin e kandidatit të “pavarur” të VMRO-VLEN në Strugë
- Të miturit në vend kalojnë nga 5 orë në ditë në internet
- Më shumë vdekje sesa lindje! Ndizet debati në Maqedoninë e Veriut, kryeministri propozon taksë për beqarët
- Një trup i pajetë gjendet në liqenin e Pogradecit, ende të paqarta shkaqet
- ASH: Lojërat e Fatit Online jo vetëm që nuk u ndaluan, por po legalizohen me Ligj
- Kuvendi e konfirmon alarmin për bombë brenda objektit
- Punëtori nga Xhepçishti bie nga skela – në gjendje të rëndë dërgohet në Spitalin “Nëna Terezë” në Shkup