Pothuajse 24 orë pas tragjedisë, kryetari i komunës së Koçanit fshihet nga mediat dhe qytetarët

Pothuajse e gjithë bota ka folur për tragjedinë e tmerrshme në Koçan, ku 59 persona humbën jetën nga zjarri në diskotekën Pulse.

Për këtë ngjarje kanë shkruar të gjitha mediat botërore, deklarata kanë bërë edhe krerët e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Mark Rutte i NATO-s, madje edhe presidenti i një vendi në luftë, Volodymyr Zelenski, por gati 24 orë pas aksidentit, kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupco Papazov, vazhdon të heshtë.

Ai njoftoi një konferencë për shtyp, por më vonë ndryshoi mendje dhe u tërhoq.

Ndaj lind pyetja, pse babai i këtij qyteti nuk ka dalë ende në publik, qoftë edhe për të shprehur ngushëllime dhe shërim të shpejtë për bashkëqytetarët e tij të plagosur, apo ndoshta miqtë.