Policia jep detaje të reja për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë: Të përfshirë dy persona, ishin të maskuar
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen mbrëmë në Prishtinë.
Dy personat e dyshuar që lanë të plagosur një person ndërsa një tjetër vdiq nga plagët e marra thuhet se kanë qenë të maskuar.
Policia nuk ka bërë të ditur nëse ndonjëri nga ta është arrestuar ende.
“Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.
Të shtënat ndodhën rreth orës 22:30 në rrugën “Rrustem Hyseni”, në kryeqytet. Fillimisht u raportua për dy të plagosur, por që njëri nga ta vdiq në spital.
Viktima raportohet se është 61 vjeç.
Kjo është vrasja e katërt brenda pak ditësh në vend.
Ky rast vjen vetëm një ditë pasi një krim i rëndë ndodhi në Vushtrri, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të vrarë. Një 58-vjeçar dyshohet se ka vrarë një 42-vjeçare, e më pas ka qëlluar edhe veten pasditen e së hënës.
Kjo ngjarje tragjike erdhi pas vrasjes së 19-vjeçarit, po në këtë qytet të dielën mbrëma në këtë qytet./Reporteri.net