Gerard Pique është në telashe me ligjin dhe po përballet me drejtësinë spanjolle. Ish-futbollisti i Barcelonës u thirr për të dëshmuar si i dyshuar për përfshirjen e tij në negociatat që çuan në transferimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.
Ai ka dëshmuar në gjykatë në kuadër të procesit gjyqësor, ku rezulton se kompania e tij, Kosmos, ka ndërmjetësuar për kalimin e ngjarjes, ndërsa vetë ai akuzohet për mashtrim dhe korrupsion. Pavarësisht pamjeve të Piques duke dalë nga salla e gjyqit i buzëqeshur dhe me humor të mirë, sjellja e tij brenda sallës së gjyqit ishte ndryshe.
Sipas mediave spanjolle, futbollisti ka shpërthyer në lot. Në fakt, në bazë të asaj që raportojnë spanjollët, ai i tha gjyqtarit: “Ti nuk e di sa më dhemb kjo”. “Në një vend tjetër, unë do të kisha një statujë.”
Në këtë rast janë përfshirë edhe ish-presidentët e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales dhe Pedro Rocha. Kompania e Pique thuhet se ka marrë komisione prej më shumë se 10 milionë euro për kontratat.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Dikson: Pretendimet e Prokurorisë janë përpjekje të kota, trupit gjykues të ndajë faktin nga shpikjet
- Filkov: Zgjedhja e prokurorëve publik më nuk do të jetë formalitet ose rezultat i marrëveshjeve – por proces i bazuar në merita, integritet dhe profesionalitet
- Shqipëria po “shuhet”! Lindjet në 2025 ishin 74% më të ulëta se në 1990
- 72-vjeçarja bie nga autobusi në Shkup, mjeti i kalon mbi këmbë, pëson lëndime të rënda
- Maqedonia pritet të marrë tarifa preferenciale nga SHBA-të
- Sali – Xhanel: Mbështetja e Holandës e rëndësishme për reformat dhe integrimin evropian
- “Hej more Zot, ishalla ka fjetë edhe gjatë fjalës së Prokurorisë”, ironizon Dërguti
- “Rexhep Selimi është i pafajshëm dhe duhet të lirohet” – fjala e fundit e mbrojtjes në Hagë
- Kasami i vetëm përballë Mickoskit? Asnjë reagim nga deputetët dhe funksionarët e BESËS!
- Kanabisi, Aliu: Kontrollet e jashtëzakonshme nisin prej sot