Partia Demokratike ka organizuar një protestë ditën e sotme kundër vendimit të qeverisë që ka mbyllur rrjetin social TikTok në Shqipëri.
PD e cilëson këtë si akt censure të fjalës së lirë, një veprim që vjen në prag të fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
Për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë, policia ka angazhuar në terren 1 mijë efektivë.
Disa rrugë në kryeqytet janë bllokuar për shkak të tubimit elektoral të PD.
Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është bllokuar qarkullimi i automjeteve, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Protesta e Partisë Demokratike do të kulmojë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara godinës së Kryeministrisë.