Parkingu në Qendrën Klinike! Mickoski: Duhet të menaxhohet nga operatori privat, ASH: Të menaxhohet nga Qendra Klinike!

Kryeministri Mickoski gjatë vizitës në Sveti Nikollë potencoi se studimi fizibiliti, që sipas tij, ishte porositur nga ish-qeveria, ka treguar se Parkingu në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” duhet të menaxhohet nga operatori privat.

Ai vlerëson se pronari aktual – Parkingu I Qytetit – Shkup, s`ka kapacitete për të vendosur rendin me rrëmujën që krijohet në kompleksin e klinikave.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

“Është publikuar shpallja, është paraqitur vetëm një kompani. Asgjë s`kemi nënshkruar, asgjë s`ka përfunduar. Nëse opinioni nuk është I kënaqur, nuk do të thotë se do të nënshkruajmë marrëveshje. S`ka vendim Qeverie. Ne si Qeveri duam që ta organizojmë rrëmujën. Atje menaxhon Parkingu I Qytetit, le të krijojnë rend, s`kemi asgjë kundër”

Parkingu i Qendrës Klinike Universitare duhet të menaxhohet nga vetë institucioni – shprehen të prerë nga ASH-ja e Ziadin Selës.

Sipas tyre, vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për t’ia dhënë menaxhimin e parkingut të Qendrës Klinike Universitare një kompanie private anonime ngjall dyshime për mundësi abuzimi dhe keqpërdorimi.

Nga ASH-ja kanë përmend përparësitë e vetëmenaxhimit të parkingut nga Qendra Klinike Universitare:

ASH

–Transparencë dhe menaxhim efektiv – Qendra Klinike Universitare do të kishte kontroll të plotë mbi të ardhurat dhe shpenzimet e parkingut, duke shmangur ndërmjetësit privatë dhe rreziqet e keqpërdorimeve.

-Prioritet për stafin dhe pacientët

-Të ardhura për spitalin

–Zbutja e kaosit

–Shmangia e abuzimeve

Operatori privat nga Shqipëria “Gjoka Konstruction” është e vetme kompani që ishte paraqitur në thirrjen për partneritet publiko-privat. Nëse fiton marrëveshjen, do të obligohet të investojë në garazhe me kate, por do të inkasojë 50 den për një orë, në vend të 30 denarëve sa është aktualisht, kurse shteti duhet t`i transferojë vetëm 1% të të ardhurave vjetore. /tvklan.mk