Paraburgimi për Jahoskin, Mexhiti: Porosi e qartë për luftën e pakompromis të Qeverisë kundër korrupsionit!
I pyetur për rikthimin e masës së paraburgimit për Asmir Jahoskin pas dyshimeve për keqpërdorime në furnizime me mazut, Izet Mexhiti tha se kjo është porosi e qartë se askush nuk është mbi ligjin. Pavarësisht këtij vendimi, Mexhiti thotë se gjyqësia është e kapur.
“Qytetarët e dinë, është fakt që ende gjyqësia dhe prokuroria nuk janë të çliruara, janë të kapura, dhe mundohen deri në fund që mos të zbatohen ligjet, mos të zbatohen vendimet, por dje porosia është e qartë, se askush nuk është mbi ligjin dhe sidomos që korrupsioni luftohet dhe shkalla e tolarencës është zero dhe kjo vlen për gjithkënd që e ka shkelur ligjin në të kaluarën”, tha mes tjerash Mexhiti.