Gjykata Themelore në Koçan u ka caktuar paraburgim 30-ditor 24 nga gjithsej 27 të dyshuarit të përfshirë në hetimin për tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan në të cilin jetën e humbën 59 persona, ndërsa thuajse 200 janë lënduar, shkruan 360 Gradë.
Midis personave për të cilët u është caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh janë edhe tre kryetarët e Komunës së Koçanit të përfshirë në procedurës. Bëhet fjalë për kryetarin në shkuarje të Koçanit Lupço Papazov dhe paraprijësit e tij Ratko Dimitrovski dhe Nikollço Ilijev.
“Është caktuar paraburgim 30-ditor për 24 persona, midis të cilve edhe për tre kryetarë parapark të Koçanit”, thonë nga Gjykata Themelore e Koçanit.
Kryetari i Koçanit në largim Lupço Papzov dhe dy kryetarët parapral të Koçanit Ratko Dimitrovski dhe Nikollço Ilijev u arrestuan më 20 mars.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Koçan mori vendim me të cilin caktoi 30 ditë paraburgim për 13 personat e përfshirë në rastin e zjarrit në diskotekën “Pulse”, mes tyre mediat raportojnë se është edhe ish-ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sekretaren shtetërore në këtë Ministri Razmena Çekiq-Duroviq, si dhe udhëheqësin në Ministri Bekim Haxhiu.
Tashmë është hapur hetim dhe është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për shtatë zyrtarë, punonjës të SPB Shtip dhe Koçan, të cilët dyshohet se në cilësinë e bashkëkryerësve, me hartimin, nënshkrimin dhe miratimin e pëlqimit pozitiv, i kanë mundësuar personit juridik licencën për veprimtari hoteliere – kabare, edhe pse kushtet ligjore nuk i ka plotësuar.
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçan, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit. Varrimi i tyre është kryer më 20 mars.