Pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra 61 vjeçari në Prishtinë

Mbrëmë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë u vra 61-vjeçari, Naser Gashi, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Siç shihet në pamjet e Ekonomia Online, incidenti ka ndodhur në një lokal.

Sipas raportimeve të Policisë së Kosovës, dy personat që dyshohet se kryen vrasjen mbrëmjen e së martës në Prishtinë ishin të maskuar dhe të armatosur.

Sipas njoftimit, ata kanë shtënë në drejtim të dy viktimave, ku njëri prej tyre ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e tjetri gjendet në trajtim mjekësor.

Autoritetet kanë identifikuar tashmë një të dyshuar për këtë ngjarje dhe janë në kërkim të tyre.