Burgimi i përjetshëm nuk më tremb dhe nuk ndikon në mua, por problemi është se jam dënuar që në konferencën për shtyp të mbajtur në vitin 2023, nga shefi i atëhershëm i policisë, Oliver Spasovski dhe prokurori publik, Gavril Bubevski, në kohën kur nuk diheshin ende detajet për vrasjet, tha sot në gjykatë Ljupço Palevski Palço, i pandehuri i parë për vrasjen e dyfishtë të 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski dhe 14 vjeçares Vanja Gjorçeska nga Shkupi. Në seancën e sotme u prezantuan provat e mbrojtjes, por avokatët e Palevskit nuk arritën të paraqesin prova nga kamerat e “Qytetit të sigurt”, me të cilat donin të vërtetonin se Palevski natën e 21-22 nëntorit ishte në Shkup. Në seancë, Palevski përsëri kërkoi që gjyqtari të largohet nga lënda, por gjykata menjëherë e refuzoi këtë kërkesë. Në seancat e radhës të caktuara për 12, 17, 19, 24 dhe 26 mars, siç informoi gjyqtari Ivica Stefanovski, të akuzuarit do të merren në pyetje. I pari pritet të dëshmojë i pandehuri Bore Videvski, ndërsa i fundit i pandehuri Palevski.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mori pjesë sot në hapjen e manifestimit “Ditët e Noterisë 2026”
- Turqia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi
- As një javë nuk ka kaluar pas humbjes së pushtetit, Vuçiq akuzon studentët për përndjekje politike
- Kontratat e përkohshme drejt punësimit të përhershëm, por jo të gjithë do të përfitojnë
- Protestohet edhe sot për Arlindën: Shteti do të jap llogari
- Mot me vranësira dhe me reshje lokale shiu
- Dhunoi për vdekje bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari pas deportimit nga Greqia
- Nesër raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të Bërvenicës, sot votojnë të sëmurët
- Drejtoresha e një shkolle punësoi vajzën e saj, KSHPK dërgoi rastin në Prokurori
- Studentët refuzojnë, Rama këmbëngul, sofra e gurtë e dialogut para Kryeministrisë për të pestën ditë