Burgimi i përjetshëm nuk më tremb dhe nuk ndikon në mua, por problemi është se jam dënuar që në konferencën për shtyp të mbajtur në vitin 2023, nga shefi i atëhershëm i policisë, Oliver Spasovski dhe prokurori publik, Gavril Bubevski, në kohën kur nuk diheshin ende detajet për vrasjet, tha sot në gjykatë Ljupço Palevski Palço, i pandehuri i parë për vrasjen e dyfishtë të 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski dhe 14 vjeçares Vanja Gjorçeska nga Shkupi. Në seancën e sotme u prezantuan provat e mbrojtjes, por avokatët e Palevskit nuk arritën të paraqesin prova nga kamerat e “Qytetit të sigurt”, me të cilat donin të vërtetonin se Palevski natën e 21-22 nëntorit ishte në Shkup. Në seancë, Palevski përsëri kërkoi që gjyqtari të largohet nga lënda, por gjykata menjëherë e refuzoi këtë kërkesë. Në seancat e radhës të caktuara për 12, 17, 19, 24 dhe 26 mars, siç informoi gjyqtari Ivica Stefanovski, të akuzuarit do të merren në pyetje. I pari pritet të dëshmojë i pandehuri Bore Videvski, ndërsa i fundit i pandehuri Palevski.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Liderë të VLEN-it takohen me eurodeputetin Thomas Vajc! “Diskutimi u fokusua në zhvillimet aktuale politike dhe anëtarësimin e vendit në BE”
- Peci ironizon me LDK-në pas prishjes së koalicionit: Me 3% s’punon as iPhone-i
- Ambasadori Meidani: Gjithmonë kënaqësi takimi me Ali Ahmetin
- Intervistohen disa të dyshuar në Obiliq për manipulim me vota
- Aleanca për Shqiptarët: Refuzimi i provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është diskriminim institucional
- Orce Gjorgjievski: 30 milionë denarë për zgjerimin e “Lajka”-s dhe përmirësimin e kushteve për qentë endacakë
- Taravari: Shtëpinë e bleva 150 mijë euro, e shes 500 mijë
- DPHM: Deri të shtunën do të mbajë mot i ndryshueshëm, nga e diela ftohtë dhe borë
- Hapet zyrtarisht TikTok në Shqipëri, një vit pas bllokimit
- Krenar Lloga propozon zgjidhje për komunitetin rom: Shteti të financojë patentat e shoferit për burrat e gratë që ushqejnë familjet