Paga neto në janar 43.050 denarë

Paga mesatare neto në janar në vend arrin 43.050 denarë dhe është më e lartë për 8,9 për qind në krahasim me janarin e vitit të kaluar, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë (ESHS).

Rritja vjen si pasojë e pagës mesatare të paguar në sektorët e artit, argëtimit dhe rekreacionit, shërbimet administrative dhe aktivitetet ndihmëse dhe arsim.

Ulje të pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjësit, në krahasim me muajin e kaluar është shënuar në sektorët e ndërtimtarisë, industrisë përpunuese dhe veprimtarive financiare dhe sigurimeve.

Paga mesatare mujore bruto tek të punësuarit në janar arrin 64.697 denarë.