Presidentja Vjosa Osmani ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë 26 vite më parë e ka quajtur dita kur aleatët u ngritën kundër së keqes për ta mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë, i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë, shkruan Reporteri.net.
Osmani përmes një postimi në Facebook ka shkruar se 24 Marsi i vitit 1999 ishte dita bota demokratike nuk heshti.
Postimi i saj i plotë:
24 Marsi, dita kur liria mori krahë!
Ishte dita kur bota demokratike nuk heshti!
Dita kur aleatët e NATO-s u ngritën kundër së keqes, për ta mbrojtur një popull që po luftonte për ekzistencë, i rrezikuar nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Ishte dita kur ndaj errësirës triumfoi drita e shpresës.
Nga flaka e sakrificës dhe lufta çlirimtare, lindi Kosova e lirë! 26 vjet më pas, Kosova ecën krenare, sovrane dhe e palëkundur drejt të ardhmes më të ndritur.
Lavdi të gjithë të rënëve për liri!
Falënderim aleatëve që ndihmuan kauzën tonë për Kosovën shtet të lirë, të pavarur e sovran!