OKB-ja refuzon thirrjen e Putinit për administrim të përkohshëm në Ukrainë: Duhet respektuar qeveria legjitime

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje që një qeveri nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara të vendoset në Ukrainë si pjesë e çdo marrëveshjeje paqeje.

Ky propozim ishte refuzuar nga Uashingtoni dhe tani, ka marrë një përgjigje të ngjashme nga vetë OKB-ja.

Sekretari i Përgjithshëm i organizatës Antonio Guterres tha sot se Ukraina ka një qeveri legjitime që duhet respektuar. Pra ai refuzoi thirrjen e Putin për administrim të përkohshëm në Ukrainë.

Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Putin nuk dëshiron paqe në Ukrainë.