Një profesor në gimnazin “Slavço Stoimenovski” në Shkup ka shkatërruar lpankartat e fëmijëve që nderuan viktimat e tragjedisë në Koçani, reagojnë qytetarët në rrjetet sociale. Profesori i ka mohuar këto akuzat në Facebook, megjithatë qytetarët janë të zemëruar dhe shprehin indinjatën e tyre në komentet e postimit të tij.
Qytetarët, kryesisht të rinjtë, në gjithë Maqedoninë dje nderuan viktimat e tragjedisë në Koçani. 59 persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 150 u plagosën në një tragjedi të paimagjinueshme që ndodhi pas shpërthimit të një zjarri në një diskotekë të paligjshme në Koçani.