Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishte sulmuar fizikisht me grushte nga një tjetër (serb).
Referuar raportit 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 00:40, në Ranilluk.
Tutje në raport thuhet se si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishte sulmuar fizikisht me grushte nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.