Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për 19-vjeçarin B.D., i dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij të dielën në Vushtrri.
Ky vendim u mor nga Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, pasi Prokuroria Themelore kishte kërkuar paraburgim për të dyshuarin.
Lajmi u konfirmua përmes një njoftimi zyrtar nga Gjykata.
Sipas njoftimit zyrtar, paraburgimi u vendos mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme se i pandehuri B.D. ka kryer veprat penale të “Vrasjes së rëndë” dhe “Mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë duke e caktuar masën e paraburgimit, në lëndën penale kundër të pandehurit B.D., me dyshimin e bazuar për veprat penale: Vrasje e rëndë sipas nenit 173, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, sipas nenit 366, paragrafi 1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit për të pandehurin B.D. është caktuar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në njoftim.
Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në Vushtrri, ku 19-vjeçari dyshohet se ka qëlluar për vdekje viktimën, i cili ishte bashkëmoshatar i tij.
Policia dhe organet e hetuesisë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e rastit, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për autopsi.
Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar motivet e ngjarjes dhe për të siguruar të gjitha provat e nevojshme për procedurat ligjore ndaj të dyshuarit.
Gjykata gjithashtu ka bërë të ditur se ky vendim nuk është përfundimtar dhe se palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
Xheneta Fetahu thotë se partnerin e ri e ka njohur para se të hynte në Big Brother Kosova
Gjykata Speciale vendos kushte të reja për Hajredin Kuçin
Latifi Azizi: Në afat prej dy javëve pritet gjysma e pacientëve që po trajtohen në vend…
UEFA publikon portierët me më së shumti pritje në Ligën e Konferencës – mes tyre edhe A…
Kurti përkujton vrasjen e zyrtarëve të LDK-së në fillim të bombardimeve të NATO-s: Nuk …