Nga viti 2016 në vendin tonë nuk funksionon Qendra për trajtimin e plagëve nga e djegura. Edhe pse ky institucion ende figuron në ueb faqen e Klinikës universitare për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” – Shkup, në praktikë nuk ekziston. Qendra e parë zyrtare për plagë nga e djegura në vend është formuar në suaza të Spitalit ushtarak në Shkup nën udhëheqje të kolonelit d-r Krste Mitanovski d-r spec. med. Qendra u mbyll me qëllim që t’i lirohet hapësira Kardio-kirurgjisë private “Zhan Mitrev”. Qendra e dytë për trajtimin e plagëve nga të djegurat është hapur në shtator vitit 2000 në Spitalin e atëhershëm të vjetër të përgjithshëm, përkatësisht Klinika e tanishme për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” Shkup. Në korrik të vitit 2016 Qendra u vendos në funksion dhe në të kanë punuar specialistë dhe subspecialistë për kirurgji plastike dhe rekonstruktive.
“Unë nuk them jo, por ne në 10 vite kemi 5 raste të rënda që i kemi dërguar jashtë vendit dhe dhjetëra tjerë këtu në Maqedoni. Çështja është se duhet të bëjmë vlerësim. A na nevojitet ajo Qendër këtu apo më thjeshtë është të kemi marrëveshje për bashkëpunim me “Pirogov” në Sofje ose “Papanikollau” në Selanik. E shihni që vitet e fundit të gjithë rastet e komplikuara i kemi dërguar në “Pirogov”, u shpreh Sasho Kllekovski – Drejtor i FSSHM.