Nga po shkon bota me Presidentin Trump drejt luftës së përgjithëshme apo drejt paqes së qëndrurshme

Ejup Berisha

Pas ndryshimeve të fundit tektonike të politikës së jashtme Amerikane me ardhjen e Presidentit të ri të vjetër në krye të administratës amerikane Donald Trump athua nga po shkon bota drejt paqes
së përgjithshme apo drejtë konfrontimeve plotesuese. Kjo
është qështje që ditëve të fundit po e dominon debatin ndërkombëtar. Disa komentues thonë se bota po rrëshqet drejtë më të keqes lufës e disa të tjerë se ajo do të shkon drejt stabilizimit dhe zgjidhjes së situatave delikate ndërkombëtare. Sikur njerezit ta kishin sensin e të bërit të paqes nuk do të egzistonte ajo me e keqja më e papranueshmja dhe më shkatrrimtarja lufta. Kjo e fundit thuhet se është pamundësim i paqës. E paqa është dhënie e rëndësisë apo përparsisë dialogut, respektit të ndërsjellë, dashurisë mes njerezve apo dhe bashkpunimit ndërmjet tyre. Porosi e njerëzve që e duan paqën është që mos tu jepet përparsi mosmarrveshjeve, urrejtjve dhe konfrontimeve. Lufta është një gjë e tmerrshme thonë ata që e kanë përjetuar atë. Të bëhet përpjekje për dominim të paqës dhe sigurisë porosisin disa që i duan këto dy gjendje të pranueshme dhe të pëlqyeshme. Mirëpo ndonjëher dominojnë ata pak njerëz të cilët e duan apo e parapëlqejnë diktatin dhe dominimin ndaj të tjerëve gjendje të cilat sjellin mospajtime, përqarje dhe në shkallë të fundit edhe konflikte. Këta pra edhe pse janë të pakët në numër çuditrishtë arrijnë ndonjëher të dominojnë në arenën ndërkombëtare duke i diktuar kushtet e raporteve mes shteteve dhe kombeve. Ku jemi ne në konstelacionin e raporteve të krijuara së fundmi. Fatkeqisishtë ne si rajon por edhe si kombe jemi në fund të debatit rreth ngjarjeve botërore. Neve pra askush asnjëher nuk na ka pyetur dhe nuk na pyet për asgjë. Fjalën kryesore se a do të ketë paqe apo luftë gjithmonë e kanë ata të mëdhejtë apo ata që e kanë në posedim fuqinë. Këta pra i kanë arrën dhe çekanin në duart e tyre. Botën pra e udhëheqin ata e shtetet e vogla si këto tonat në ballkan dhe gjetiu nëpër botë duhet tu nënshtrohen vullnetit të diktatit të tyre. Pas ngjarjeve të fundit në SHBA me ndryshimin drastik të kursit të politikës së jashtme amerikane nga Presidenti i ri i vjetër Trump krijohet përshtypja se askush nga kombet e vogla më nuk e gëzon më sigurinë për paqën dhe qetësinë që e kishin deri tani nga vet Amerika. Në botë ka filluar të dominon frika e të gjithëve nga të gjithë apo ka filluar të dominon pasiguria e përgjithshme. Dhashtë Zoti që ky qëndrim i Presidentit Trump të mos i trimëron shtetet që kanë synime teritoriale dhe grabitqare që të fillojnë ekspansionin e tyre ndaj territoreve të shteteve tjera. Kjo i bën të pashmangshëm mospajtimet, fërkimet dhe konfliktet. Meqë Presidenti i SHBA-ve nuk e ka shpjeguar plotësishtë politikën e jashtme amerikane parashtrohet pyetja se nga do të shkon bota drejt stabilizimit apo drejt destabilizimit të përgjithshëm. Gjithashtu parashtrohet edhe një pyetje tjetër më e rëndësishme e ajo është: Athua vallë njerzimi është në rrezik të madh apo a do ta arrinë gjendjen më të mirë të mundshme stabilizimin. Pavarsisht ndodhive në skenën ndërkombëtare më mirë është të dominon paqa sesa lufta. Më mirë gjatë kohë të bisedohet dhe të dialogohet sesa shumë shkurt të luftohet. Botës dhe njerëve nuk u duhen armiqsi dhe konflikte të reja por të njëjtëve u duhet
vendosja e urave të bashkpunimit dhe të respektit të ndërsjellë të cilat sigurojnë zhvillim dhe përparim. Por pas takimit të fundit në Uashington mes Presidentit dhe Z.v Presidentit Amerikan me Presidentin e Ukrainës si duket kemi krisje në raportet mes SHBA-ve dhe shteteve Europjane. Apo në raportet mes tyre do të dominon ajo gjendje që Henry Kisinger më herët
e ka paralajmëruar si egzistim i luftës së ftoftë mes SHBA-ve dhe alertëve të saj nga Europa.