Në të gjitha njësitë akademike të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup po zhvillohet me sukses procesi i votimit për Rektor të periudhës të mandatit 2025/2028.
Dy kandidatët për postin e rektorit, Prof. dr. Bekim Fetaji dhe Prof. dr. Blerim Saiti, morën pjesë në një garë të barabartë dhe transparente, duke respektuar të gjitha rregullat e arsimit të lartë dhe statutin e UNT-së.
Procesi i votimit po vijon në një atmosferë të rregullt dhe demokratike, duke garantuar pjesëmarrjen e të gjithë profesorëve me të drejtë vote në kuadër të statutit dhe Ligjit të arsimit të lartë.
Komisioni Qendror Zgjedhor pranë UNT-së falënderon të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces zgjedhor për angazhimin dhe përgjegjësinë e treguar, duke uruar suksese në misionin e përbashkët për avancimin e arsimit të lartë.
Për informacione shtesë dhe analiza të detajuara mbi zgjedhjet, respektivisht rezultatet preliminare dhe përfundimtare, i gjithë opinioni publik do të informohet me kohë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Gazeta Gjermane: Osmani nënshkroi me Trump në Davos pa u konsultuar me Kurtin, me ndihmën e Edi Ramës
- Mickoski: 25 milionë euro për të ardhme të gjelbër dhe konkurruese të kompanive maqedonase
- Mbi 3 mijë persona vdiqën në aksidente trafiku në Kosovë që nga viti 2000, mbi 100 vetëm vitin e kaluar
- Safe City do ti “mbyt” DPF-at, mekanikët fërkojnë duart
- LSDM: Qeveria hesht për rastin e 5 tonëve drogë
- ShqipëriLungomare/ Punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjat elektrike, 300 abonentë pa energji
- Policia turke kap edhe 3 ton “Ariel” të falsifikuar të destinuar për në Tetovë!
- Thaçi intervistohet në Hagë nga gazetari gjerman, Michael Martens
- LAMM: Pa vonesa në pikat kufitare të vendit
- Gjerma: Një plagë e hapur në Komunën e Tetovës