Në 25 mars 2025, Komisioni Regulator i Energjisë, Shërbimeve të Ujit dhe Shërbimeve të Menaxhimit të Mbetjeve Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRE) ka miratuar vendim për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare prej 0,04% krahasuar me vendimin e datës 17 mars 2025.
Çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, kanë shënuar një rritje mesatare prej 2,721% për benzinën, ndërsa çmimi i dizelit është ulur mesatarisht për 0,522%. Çmimi i naftës ekstralehtë është rritur me 0,706%, ndërsa ai i mazutit është ulur për 1,881%.
Po ashtu, kursi i denarit kundrejt dollarit amerikan ka rënë me 0,1162% gjatë periudhës që ka shërbyer për formimin e çmimeve në llogaritjen e mëparshme.
Nga 25 mars 2025, në orën 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë si vijon:
• Benzinë EUROSUPER BS – 95: 75,00 denarë/litër
• Benzinë EUROSUPER BS – 98: 77,50 denarë/litër
• Dizel EURODIZEL BS (D-E V): 68,00 denarë/litër
• Naftë ekstralehtë 1 (EL-1): 68,00 denarë/litër
• Mazut M-1 NS: 40,755 denarë/kg
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 është rritur me 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i benzinës EUROSUPER BS-98 është rritur me 1,00 denarë/litër. Çmimi i EURODIZEL (D-E V) është ulur për 0,50 denarë/litër. Çmimi i naftës ekstralehtë (EL-1) nuk është ndryshuar. Çmimi i mazutit M-1 NS është ulur për 0,590 denarë/kg dhe tani do të jetë 40,755 denarë