MSH: Linjë telefonike e hapur për mbështetje psikologjike për pacientët – 078 378 754

Ministria e Shëndetësisë njofton se, në koordinim me Spitalin Psikiatrik dhe Klinikën e Psikiatrisë, po formohen ekipe të lëvizshme të përbëra nga psikiatër dhe psikologë, të cilët do të ofrojnë mbështetje psikologjike për familjet dhe pacientët.

Për të gjithë ata që kanë nevojë për këshillim ose ndihmë, është e disponueshme linja telefonike 078 378 754, përmes së cilës profesionistë të fushës do të ofrojnë mbështetje psikologjike.

Si pjesë e kësaj nisme, një ekip i lëvizshëm, i përbërë nga dy mjekë dhe një psikolog, do të angazhohet në Koçan, me qëllim ofrimin e mbështetjes psikologjike të duhur dhe në kohë për qytetarët.

Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar për përmirësimin e shëndetit mendor dhe sigurimin e kujdesit të duhur për të gjithë qytetarët.