“MPB avanson policin maqedonas që përdhosi flamurin shqiptar më 28 nëntor!”

Amir Shabani nga Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Kumanovë ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në këtë qytet, që siç thot ai, kanë formuar Njësi Speciale Civile me 9 persona, e në mesin e tyre kanë avansuar dhe policin maqedonas që përdhosi flamurin shqiptar më 28 nëntor.

Shabani shkruan se në vend të suspendimit, polici tashmë është inkuadruar në ekip elitar.

Reagimi i plotë:

LAJM I KEQ PËR BASHKËJETESËN NË KUMANOVË‼️
Të nderuar,
Nga dita e djeshme, MPB paska formuar një Njësi Speciale Civile në Kumanovë prej 9 vetave, në mesin e të cilëve ka AVANSUAR policin maqedonas “KASAPIN”, i cili përdhosi flamurin shqiptar gjatë festës së 28 Nëntorit.
Pra, në vend që të suspendohej, Ministria e Brendshme e inkuadron në ekip elitar për veprim në rrethana të jashtzakonshme.

Ky vendim nuk kontribuon aspak në bashkëjetesën në Kumanovë, në marrëdhëniet ndëretnike dhe në vetë sigurinë e qytetarëve. Është e qartë se qarqet e caktuara brenda policisë po provojnë të provokojnë, por ne nuk duhet të biem në këtë grackë! Sidomos tani, kur dikush po përpiqet t’i japë dimension etnik zhvillimeve në vend.
Ky është një plan i qartë për të krijuar tensione ndëretnike dhe për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga tragjedia e Koçanit.

Prandaj, le të mos e kthejmë këtë në një konflikt ndëretnik, por ta shtojmë këtë padrejtësi në revoltën e përgjithshme të qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike, kundër kësaj qeverije.