Mohamed Salah do të largohet nga Liverpooli, mësohet destinacioni i tij i radhës

Duket se Mohamed Salah po kalon muajt e tij të fundit me Liverpoolin.

Sipas raportimeve të shumta ditëve të fundit, Mohamed Salah ka vendosur mos ta rinovojë kontratën me “Të Kuqtë”.

Ndonëse shumë klube kanë shprehur interesim për të nënshkruar me të, besohet se PSG-ja është favoriti kryesor për të siguruar shërbimet e tij.

Klubi parisien e ka përcjellur tash e disa kohë situatën e tij dhe tashmë duket se e kanë bindur t’i bashkohet klubit gjatë kësaj vere.

Me largimin e Kylian Mbappes, PSG po kërkon një lider të ri në sulm, me Salahun që do të formonte një treshe të rrezikshme me Ousmane Dembele dhe Bradley Barcola, duke mos harruar edhe Khvicha Kvaratskhelia.

Në anën tjetër, Liverpooli ka tentuar disa herë ta bind egjiptianin për ta nënshkruar kontratën e re, por ka dështuar.

Edhe Arabia Saudite ka shprehur interesim konkret, duke i ofruar shuma të mëdha egjiptianit, por ky i fundit dëshiron që të mbetet ende në Europë.