E ardhmja e Mohamed Salah është ende e paqartë, por situatat e krijuara së fundmi, bëjnë me dije se ai do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit.
Kontrata aktuale e Salahut me Liverpoolin mbaron me 30 qershor dhe ndonëse i është ofruar një kontratë prej 50 milionë euro në vit nga Al-Hilal, egjiptiani dëshiron të vazhdojë në Europë.
Emri i Barcelonës është përmendur shumë kohëve të fundit.
Siç raporton “Sport”, në fund të vitit 2024 palët kishin nisur bisedimet e para, por që një ofertë nuk ishte bërë edhe zyrtarisht.
Megjithatë, nga Barcelona bëjnë me dije se nëse Salahu e ka shprehur gatishmërinë për t’iu bashkuar projektit të Hansi Flick, atij i duhet të bëjë sakrificë në pagën e tij.
Nëse kushtet janë të përshtatshme për të dy palët, atëherë destinacioni i radhës i Salahut do të jetë Barcelona.