Miteva: Kontrollet do të jenë etapore, institucionet kompetente do të punojnë vazhdimisht

Kontrollet e objekteve nga aspekti i sigurisë do të jenë etapore dhe afatgjate, paralajmëroi zëdhënësja e Qeverisë, Maria Miteva. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për inspektimet për atë se si janë projektuar dhe ndërtuar objektet në rpaort me raportin e respektimit të masave të sigurisë, ajo e ceki informatën nga Ministria e Transportit se fokusi do të jetë në “zgjidhjen sistematike të këtyre problemeve”.

“Në këtë moment po skanohen gjendjet e këtilla në pjesën e licencës aktive ligjore e cila posedohet apo nuk posedohet. Për të gjitha hollësitë e mëtutjeshme do të vazhdohet me kontroll etapor të tërë asaj që nuk është rregulluar në pajtim me ligjin dhe besoj se edhe kjo pjesë do të prëfshihet nga ana e institucioneve kompetente, por ato do të jenë faza dhe etapa në të cilat do të punojmë në mënyrë afatgjate. Kjo nuk do të jetë një fazë në të cilën tani do të përfundojë kontrolli dhe menjëherë do të ndalen inspektimet. Siç mund të shihnim, në momentin e marrjes së licencës, konkretisht në Ministrinë e Transportit, kushtet janë përmbushur, por menjëherë më pas ligji është sheklur. Kështu që, kjo është punë e vazhdueshme në të cilën institucionet kompetente do të punojnë vazhdimisht”, tha Miteva.

E pyetur për kontrollet e licencave për ushtrim të veprimtarisë dhe kushteve teknike të objekteve hotelierike, zëdhënësja u përgjigj se ekipet kujdestare inspektuese këtë fundjavë ishin të fokusuara më shumë në atë nëse po respektohet vendimi i Qeverisë për ditët e zisë.

“Lidhur me natën e kaluar nuk ka pasur kurfarë keqpërdorime apo mosrespektim të këtij vendimi të Qeverisë për ditët e zisë. tashmë prej nesër këto ekipe fillojnë me takim të ri koordinues për t’i ndërmarrë të gjitha hapat e ardhshëm dhe ku do ta kahëzojnë kontrollin dhe tashmë nesër do të prezantohen informatat në opinion”, theksoi Miteva.

Lidhur me hetimin e paralajmëruar intern në MPB të paralajmëruar nga ministri Pançe Toshkovski për intervenimin dhe sjelljen e policisë gjatë në natën e ngjarjes tragjike në Koçan, zëdhënësja u përjgigj se ministria kompetente do të prëgjigjet në të gjitha pyetjet dhe se hetimi intern është pjesë e hetimit gjithpërfshirës për zjarrin.