Miteva: Dhjetë bizneseve hotelierike u është ndërprerë puna përkohësisht, 6 prej tyre pa licencë aktive
Zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva gjatë një konference për shtyp tha se gjatë javës së kaluar janë bërë 116 mbikqyrje të jashtëzakonshme në objekte hotelerike, ku nga shumë veorime që janë marrë 10 bizneseve u është ndërprerë puna përkohësisht.
Sipas asaj që kanë konstatuar organet kompetente, Miteva tha se 15 subjekte juridike nga gjithsej 23, të cilat kanë licencë aktive nuk i përmbushin kushtet minimale – teknike.
“Atyre do tu shqiptohen dy masa. Së pari vendime për ndalesë për kryerje të veprimtarisë dhe propozim në Ministrinë e Ekonomisë për marrjen e licencës. Te gjashtë subjekte juridike të cilat nuk kanë licencë aktive ose ajo ju ka skaduar, ndërsa është konfirmuar se gjatë periudhës së kaluar kanë funksionuar, janë dhënë vendime për ndalesë për kryerjen e veprimtarisë”, tha Miteva në Qeveri.
Ajo informoi se janë dhënë 59 urdhërpagesa kundërvajtëse në vlerë prej 522 690 denarë dhe në baza të tjera nga Ligji për Veprimtari Hotelierike. Shtoi se ato dy baza kanë të bëjnë me mosrespektim të disa normativave të cilat duhej të vërtetoheshin te kryetari i komunës, leje për terraca, numër i pashënuar i Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT), etj.
Miteva paralajmëroi se në koordinim me MPB, ISHT këto ditë fillojnë me mbikëqyrje inspektuese për organizimin e festimeve dhe ngjarjeve, me theks të veçantë në konfirmimin e kushteve minimale – teknike, kategorizim të restoranteve, si dhe për dispozita të tjera nga Ligji për hotelieri.