Ministri Taravari viziton spitalin më modern në Sllovaki: Mjekësia Virtuale, e ardhmja e shëndetësisë edhe në RMV!

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, gjatë vizitës zyrtare në Sllovaki, ka ndalur në spitalin “Bori”, më të madhin dhe më modernin në këtë vend, ku është njohur me inovacionet më të fundit në mjekësi, përfshirë Mjekësinë Virtuale – një teknologji revolucionare që synon ta sjellë edhe në spitalet tona.
-Në Bratisllavë vizitova spitalin “Bori”, ku pashë nga afër sesi Mjekësia Virtuale po transformon kujdesin shëndetësor. Kjo qasje inovative duhet të bëhet realitet edhe në RMV, për të përmirësuar cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve tona shëndetësore, deklaroi Ministri Taravari.
Në kuadër të vizitës, ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet sllovake dhe konfirmoi se memorandumi i bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë së RMV-së dhe asaj të Sllovakisë do të hapë rrugën për implementimin e përvojave dhe praktikave më të mira në spitalet tona.

Ministri Taravari viziton spitalin më modern në Sllovaki: Mjekësia Virtuale, e ardhmja e shëndetësisë edhe në RMV!