Milani është kthyer te fitorja pas 3 humbjeve radhazi në kampionatin Italian, ndërsa mposhti Leçen në transfertë 2-3. Me të njëjtin rezultat fitoi dhe Interi ndaj Monzën në Meaca, që ruan kështu kreun pas javës së 27-të.
Pas 3 humbjeve radhazi Milani ka rrëmbyer 3 pikë me vuajtje në duelin me Leçe, i mbyllu në shifrat 2-3. Kuqezinjtë arritën të përmbysin disavantazhin prej 2 golash me kundërshtarin, i cili pavarësisht pozitave në klasifikim, ua bëri gjërat të vështira kuqezinjve. 2 gola të anuluar për pozicion të parregullt për Milanin në fraksionin e parë, ndërsa vendësit gjetën rrugën e rrjetës me Krstovic.
Në pjesën e dytë i njëjti futbollist realizoi duke dyfishuar shifrat. Kur u duk se kjo do të ishte humbja e radhës për Milanin e me gjasa fundi i Conceicao, kuqezinjtë reaguan duke e përmbysur. Një autogol i Gallo dhe dopieta e Pulisic bënë që sfida të mbyllej në shifrat 2-3.
Me të njëjtin rezultat fituan dhe rivalët zikaltër, të cilët mbrojnë vendin e parë pas kësaj jave të 27-të, pasi likuiduan Monzën, por në shtëpi. Ndeshjet ishin fotokopje e njëra-tjetrës, pasi edhe Interi u mposht në pjesën e parë. Monza realizoi me Birindelli e Balde, ndërsa Arnautovic bëri që fraksioni i parë të mbyllej 1-2. Në të dytin, ziklatrit shtuan ritmin, duke realizuar me Calhanoglu golin e barazimit e pas tij një autogol i Kyriakopoulos dhe 3-2 për Interin.
Kjo ishte fitorja e 18-të për kryesuesit, ndërsa mbeten dhe 10 javë deri në fund.