Mickoski: Me ndryshimet në ligjin për angazhimin e personave do të rregullohet marrëdhënia e punës edhe për ata persona të cilët janë të pensionuar, si dhe për ata që janë studentë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me ndryshimet e paralajmëruara në ligjin për angazhimin e personave në punë, theksoi se ky është një ligj që në njëfarë mase ka mbështetje edhe nga opozita.

“Ky është ligj në të cilin do të rregullohet marrëdhënia e punës edhe për ata persona të cilët janë të pensionuar, si dhe për ata që janë studentë. Deri më tani kjo ndodhte në mënyrë të parregulluar dhe ishte pjesë e ekonomisë gri, por me ndryshimet në këtë ligj kjo çështje do të rregullohet. Qëllimi ynë është të rrisim punësimin, të rrisim produktivitetin dhe në përgjithësi të përmirësojmë performancën e ekonomisë,” theksoi kryeministri Mickoski dhe shtoi:

“Jemi të kënaqur me rezultatet e tremujorit të tretë dhe të katërt, të cilat janë ndër pesë më të mirat në Evropë, mbi 3%. Për tremujorin e parë të këtij viti presim gjithashtu rezultate të favorshme dhe do të shohim si do të zhvillohet situata më tej. Jemi të kënaqur me nivelin e investimeve të huaja, i cili është më i larti në histori. Jemi të kënaqur që më në fund eksporti dhe prodhimi industrial, ngadalë por sigurt, fillojnë të rriten. Kështu që, të gjitha performancat në fushën e ekonomisë dhe të gjithë indikatorët po shfaqin shenja konsolidimi, për dallim me atë në të kaluarën e cila ishte grabitje, plaçkitje dhe shkatërrim.”