Mickoski: Kanë helmuar qytetarët me mazut kancerogjen për të fituar pasuri mbi qindra milionë euro, kushdo që ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me veprimin e MPB-së në rastin e mazutit kancerogjen dhe masat e dhëna nga gjykata, deklaroi:

“Epo, shikoni, unë nuk do të komentoja vendimet e gjykatës. E kam thënë shumë herë në të kaluarën. Por mund të them se këta njerëz që bënë qindra milionë euro biznes mbi kurrizin e qytetarëve, praktikisht u pasuruan në kurrizin e qytetarëve të maqedonas duke përdorur, do të thosha, mjete të tilla të palejueshme dhe duke djegur substanca të tilla të palejueshme, me çka kanë rrezikuar jetën dhe kanë shkatërruar të drejtën e vetme për jetë që është e garantuar me Kushtetutë për të gjithë qytetarët.

Besimi në drejtësi është ai që është. Unë nuk kam asgjë për të shtuar këtu. Kushdo që ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi, këtë e kam thënë shumë herë në të kaluarën, pavarësisht se kush është.

Por më lejoni të falënderoj edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, Byronë e Sigurisë Publike dhe anëtarët e tjerë të Ministrisë së Punëve të Brendshme që ishin të kyçur në aksionet. Sepse sundimi i së drejtës, shteti i së drejtës duhet të mbizotërojë njëherë e përgjithmonë dhe të jetë shtet i barabartë për të gjithë qytetarët dhe jo vetëm nënë për disa dhe njerkë për të tjerët.

Ndaj i inkurajoj këto veprime që kanë për qëllim luftimin e krimit të organizuar, siç është ky rast për të cilin po flisni”.

Ndërsa në lidhje me faktin se bëhet fjalë për blerje të mazutit të dyshimtë, me origjinë dhe cilësi të dyshimtë, Kryeministri Mickoski shtoi:

“Të presim përfundimin e hetimeve dhe vetëm pas përfundimit të hetimit mund të komentojmë se cilat janë të gjitha dyshimet e arsyeshme për të cilat do të akuzohen këta persona. Deri atëherë ne do t’i përmbahemi asaj që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Byroja e Sigurisë Publike i kanë bërë të ditur publikut.”