Mickoski: Deri tani janë ndërtuar 20 objekte sportive në 10 komuna, do të vazhdojmë me investime në sport
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske në lidhje me investimet në infrastrukturën sportive dhe planet për të njëjtat, deklaroi:
„Momentalisht janë duke u ndërtuar ose janë ndërtuar më shumë se 20 salla sportive në 10 komuna. Në 10 komuna dhe po aq janë planifikuar gjatë këtij viti. Sporti është një nga shtyllat kryesore në të cilat investojmë shumë dhe do të vazhdojmë të investojmë dhe t’i rrisim investimet. Sepse, si Qeveri, jemi të bindur se kultura dhe sporti janë promotorët më të mëdhenj të një populli dhe një vendi.
Prandaj, të jeni të sigurt se sporti ka qenë, është dhe do të mbetet një nga fokuset kryesore të kësaj Qeverie.“